Ndahet nga jeta Arsim Abazi

- Bota Sot

Ndahet nga jeta Arsim Abazi

Me dhimbje të thellë, Teatri Kombëtar i Kosovës njofton ndarjen nga jeta të kolegut të tyre, Arsim Abazi, i njohur mes kolegëve si “Cima”.

Postimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Arsim Abazi!

Teatri Kombëtar i Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë kolegëve, familjarëve, miqëve dhe të afërmve të Arsimit – Cimës tonë të dashur!

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 16:20 në fshatin Majac!

Aktorja e njohur Shengyl Ismaili ka shkruar në Facebook: “Një njeri i urtë e i buzëqeshur na paska lënë sot, na merzite Arsim, na merzite shumë. Gjithçka e bukur në Teatër ka filluar nga Biletaria. Gjithmonë do të kujtoj të ulur në biletarinë tënde të vogël, me një libër në dorë. Lamtumire shoki, qofsh i parajsës”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot