Man Utd dhe Real Betis arrijnë marrëveshje për transferimin e përhershëm të Antony

- Bota Sot

Man Utd dhe Real Betis arrijnë marrëveshje për transferimin e përhershëm të Antony

Real Betis dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për një pako transferimi prej 25 milionë eurosh për sulmuesin brazilian Antony.  

Marrëveshja përfshin gjithashtu një klauzolë prej 50 për qind në rast rishitjeje. 

Të premten u raportua se United kishte arritur një marrëveshje parimore me Betis për rikthimin e Antonyt te skuadra spanjolle, ku ai kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/2025 në formë huazimi. 

Megjithatë, marrëveshja ishte në pikëpyetje për shkak të mosmarrëveshjeve mbi mënyrën se si do të zgjidhej ulja e konsiderueshme e pagës që Antony do të përballej me largimin nga ‘Old Trafford’. 

Manchester United tani nuk do të kryejë më asnjë pagesë shtesë për lojtarin. 

Pas humbjes së pozicionit në formacionin e parë të United, Antony shkëlqeu gjatë huazimit te Betis, ku realizoi nëntë gola dhe dha pesë asistime në 26 paraqitje.  

Antony u bashkua me Manchester United në gusht të vitit 2022, kur Erik Ten Hag ishte trajner i skuadrës, në një marrëveshje me vlerë të garantuar prej 95 milionë eurosh, plus deri në pesë milionë euro shtesë në formë bonusesh. 

Betis ka punuar gjatë gjithë verës për të rikthyer Antonyn në Spanjë, dhe negociatat kanë avancuar gradualisht drejt përfundimit.  

Burime për The Athletic kanë konfirmuar se të dy klubet kanë rënë dakord për një tarifë prej 25 milionë eurosh, me tre milionë euro të tjera të mundshme në formë bonusesh. 

Marrëveshja përfshin gjithashtu një klauzolë për rishitje, që do t’i japë United 50 për qind të përfitimit nga çdo shitje e ardhshme që Betis do të bëjë për Antonyn./



Lexoni të gjitha në Bota Sot