Santiago Gimenez është tani i hapur për t’u bashkuar me Romën në shkëmbim me Artem Dovbyk.
Ka disa raportime nga mediat italiane për një zhvillim të madh në afatin kalimtar, ku thuhet se sulmuesi Santiago Gimenez tani është i gatshëm të pranojë një kalim te Roma në kuadër të një shkëmbimi me Artem Dovbyk.
Pengesa kryesore për këtë marrëveshje kishte qenë vetë Gimenez, i cili nuk dëshironte të largohej nga ‘San Siro’ dhe nuk ishte i interesuar për një transferim te Roma.
Por situata ka ndryshuar pas deklaratave publike të drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili në një intervistë televizive u shpreh se ishte i gatshëm të kryente këtë shkëmbim. Sulmuesi meksikan e interpretoi këtë si mungesë mbështetjeje nga klubi dhe është i gatshëm të largohet vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te Milani.
Sipas Sky Sport Italia, Radio Sportiva, Sportitalia, MilanNews.it dhe burimeve të tjera, të gjitha raportojnë të njëjtën gjë, Gimenez tani është i hapur për transferimin te Roma.
Në anën tjetër, Dovbyk nuk ka arritur të përshtatet me kërkesat taktike të trajnerit Gian Piero Gasperini te Roma dhe me futbollin në Serie A në përgjithësi.
Ai shpreson se mund të gjejë më shumë stabilitet dhe përshtatje nën drejtimin e Massimiliano Allegrit te Milani.
Kujtojmë se Roma dhe Milani kanë realizuar më parë një shkëmbim në ditën e fundit të afatit kalimtar verën e kaluar, kur Tammy Abraham dhe Alexis Saelemaekers ndërruan skuadrat në formë huazimi.