Zhegrova mungon ndaj Zvicrës, Foda zbulon arsyen

- Bota Sot

Zhegrova mungon ndaj Zvicrës, Foda zbulon arsyen

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka bërë të ditur se sulmuesi i krahut Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës që zhvillohet më 5 shtator.

Foda ka theksuar se e ka liruar lojtarin pasi ai ka pasur nevojë për kohë pas është duke kryer procedurat për transferim tek skuadra e re, Juventusi, transmeton KosovaPress.

Ai ka shtuar se mungesa e tij do të jetë hendikep për Kosovën, por që në këtë rast është dashur të ketë mirëkuptim për vendimin e lojtarit.

Foda ka shtuar gjitashtu se edhe mungesa e Milot Rashicës është vështirë e zëvendësieshme, por që tashmë skuadra ka emra të tjerë që mund të aktivizohen në këto pozita duke u shprehur i bindur se ata do të bëjnë mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot