Fabrizio Romano zbulon sa orë kalon në telefon në ditën e fundit të afatit kalimtar

- Bota Sot

Fabrizio Romano zbulon sa orë kalon në telefon në ditën e fundit të afatit kalimtar

Do të befasoheni se sa orë në ditë qëndron me telefon në dorë Fabrizio Romano në ditën e fundit të afatit kalimtar. 

Romano, një nga gazetarët më të besuar dhe aktivë në botën e transferimeve të futbollit, është i njohur për përditësimet e tij të shpejta dhe të sakta mbi lëvizjet e lojtarëve.  

Është e kuptueshme që ai kalon pjesën më të madhe të kohës në telefon, duke komunikuar me burime, klube, agjentë dhe duke postuar në platforma sociale. 

Por sa kohë kalon saktësisht në telefon? 

Ai publikoi një screenshot që tregonte një kohë ditore para telefonit prej plot 17 orë e 37 minuta, ku 15 orë i ka vetëm në rrjetet sociale. 

Në këtë ditë, ai thotë se ka vetëm 2-3 orë gjumë, por as këto nuk i ka kualitative, pasi gjatë tërë kohës siç shpjegon ai, është duke menduar për lëvizjet që mund të bëhen. 

Kjo vetëm sa e konfirmon atë që tashmë shumë fansa e dinë: Fabrizio Romano është gjithmonë online, gjithmonë gati për të thënë ‘Here we go’.



Lexoni të gjitha në Bota Sot