Fati nuk është me të, Erik Ten Hag është shkarkuar nga drejtuesit e Leverkusen pas rezultateve negative, ku në 2 javët e para të Bundesligës numëron vetëm 1 pikë. Holandezi u emërua me shumë bujë në verë, por aventura e tij nuk zgjati shumë, ndërsa palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Aspirinat shitën një pjesë të lojtarëve kryesorë, mes tyre Wirtz, Tah apo Frimpong, ndërsa performanca e ekipit nuk ishte e njëjta.
Kjo gjë u vu re që në duelin e parë të sezonit, ku u mposht në shtëpi nga Hoffenheim në shifrat 1-2. Përballja e javës së dytë po ashtu nuk shkoi si duhet, pasi Leverkusen barazoi 3-3 me Werder Bremen, duke shpërdoruar avantazhin 0-2.
55-vjeçari zgjodhi të transferohet në Angli pas 2 viteve jo të suksesshme nën drejtimin e Manchester United, ndërsa karrierën si teknik e nisi në Holandë, ku ka drejtuar dhe gjigantët e Ajax. Që prej largimit nga “djajtë e kuq” gjërat nuk shkuan mirë për të, duke u përballur me një tjetër shkarkim. Leverkusen do të drejtohet për ndeshjen e radhës nga stafi teknik, deri në emërimin e trajnerit të ri.