Interi po shton presionin për transferimin e Manuel Akanjit nga Manchester City. Mbrojtësi zviceran ka pranuar kalimin te “Nerazzurrët”, ndërsa klubi italian tashmë ka bërë një ofertë për huazim.
E ardhmja e Benjamin Pavard mbetet e paqartë, pasi Marseille ka shfaqur interes për të, por Interi nuk pranoi ta lëshojë në huazim.
Megjithatë, një shitje e mundshme e francezit do t’i hapte rrugë ardhjes së Akanjit si zëvendësues.
Akanji më herët ka refuzuar Milanin, pavarësisht marrëveshjes së klubit me Cityn, duke preferuar një ekip që luan në Ligën e Kampionëve.