Kombëtarja e Brazilit po përballet me një situatë të ndërlikuar, pasi marrëdhënia mes Neymar Jr. dhe trajnerit Carlo Ancelotti duket se nuk është aspak e mirë.
Ylli 33-vjeçar zbuloi se nuk ishte përfshirë në listën e grumbullimeve për eliminatoret e Amerikës së Jugut jo për shkak të një lëndimi, por si pasojë e një zgjedhjeje teknike të trajnerit italian.
“Kisha një muskul të irrituar, por nuk ishte asgjë serioze. Unë madje edhe luajta sot”, tha Neymar pas barazimit mes Santos dhe Fluminenses.
“Përballë Bahia-s nuk do të luaja pasi isha pezulluar dhe skuadra më dha leje të rikuperohesha plotësisht”, shtoi ai.
Sipas tij, përjashtimi nga kombëtarja nuk lidhet me gjendjen fizike, por me vendimin e trajnerit.
“Mendoj se jam jashtë kombëtares për shkak të zgjedhjes teknike të bërë nga trajneri dhe jo për shkak të problemeve të mia fizike”, theksoi asi brazilian.
Neymar, autor i 79 golave në 128 paraqitje për Brazilin, rrezikon të humbasë një fazë vendimtare për “Seleçaon”, ndërsa tensionet me Ancelottin pritet të ndezin edhe më shumë debatin rreth të ardhmes së tij te kombëtarja.