Marco Asensio drejt Fenerbahçes

- Bota Sot

Marco Asensio drejt Fenerbahçes

Marco Asensio është shumë afër të bëhet futbollist i ri i Fenerbahçes, duke lënë pas aventurën te PSG-ja.

Mediat turke raportojnë se spanjolli ka mbërritur tashmë në Stamboll për të kompletuar transferimin.

Sezonin e kaluar, ai luajti si i huazuar te Aston Villa, ku shënoi 8 gola në 21 paraqitje. Villa kishte interesim për ta blerë përfundimisht, por rregullat financiare të Premier Ligës e penguan marrëveshjen.

Asensio iu bashkua PSG-së në vitin 2023 pa pagesë, pas plot 8 sezonesh me Real Madridin, ku fitoi 3 trofe të Ligës së Kampionëve dhe 3 tituj të La Ligës.

Me ekipin parisien, ai kontribuoi në triumfet e Ligue 1, ndërsa me kombëtaren spanjolle ka grumbulluar 38 paraqitje, duke marrë pjesë edhe në dy Botërorët e fundit (2018 dhe 2022).

Transferimi pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot