Klubi i madh francez, Olympique Lyon është futur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmani.
Sipas “Foot Mercato”, klubi francez ka paraqitur një ofertë prej 6 milionë eurosh për Sparta Pragën, ku Rrahmani po shkëlqen me gola e paraqitje të shkëlqyera.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, është duke kaluar në superformë këtë sezon të garave me Sparta Pragë.
Krerët e Lyonit, siç raportohet, tashmë është hedhur në sulm për 23-vjeçarin të cilin do të provojnë ta transferojnë në orët e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë.
Mbetet të shihet nëse Rrahamni do ta bëjë hapin e madh në karrierë e tij.