Raportimet e fundit nga mediat italiane tregojnë për mundësinë e shkëmbimit mes Dovbyk dhe Gimenez.
Roma dhe Milani janë në diskutime të avancuara sa i përket idesë së shkëmbimit të sulmuesve, ide për të cilën edhe lojtarët kanë rënë dakord.
Marrëveshja ende nuk është finalizuar dhe mund të ketë zhvillime të ndryshme deri në orët e fundit të merkatos.
Tifozët janë në pritje, ndërsa drejtuesit e klubeve po përpiqen të mbyllin një operacion strategjik që mund të jetë vendimtar për sezonin 2025/26.