Shefi i Mbrojtjes Gjermane: Ndërhyrje në GPS edhe në aeroplanin tim

- Bota Sot

Shefi i Mbrojtjes Gjermane: Ndërhyrje në GPS edhe në aeroplanin tim

Gjatë një konference për shtyp në Berlin, Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, Carsten Breuer, deklaroi se Gjermania po përballet me akte sabotimi, spiunazhi dhe veprime hibride që lidhen me aktorë shtetërorë, përfshirë Rusinë.

"Aktualisht po merremi me akte sabotimi dhe spiunazhi, dhe jemi gjithashtu subjekt i veprimeve hibride që mund të gjurmohen deri te aktorët shtetërorë dhe madje edhe te Rusia", tha Carsten Breuer, Inspektor i Përgjithshëm i Bundeswehr-it.

Ai zbuloi gjithashtu se në dy raste të veçanta, avioni i tij pati ndërprerje të GPS-it — njëherë mbi Detin Baltik dhe njëherë gjatë një vizite në Lituani.

Incidente të ngjashme me atë që i ndodhi sot Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot