Isak: Me Liverpoolin dua të fitoj gjithçka

- Bota Sot

Isak: Me Liverpoolin dua të fitoj gjithçka

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit suedez, Alexander Isak, nga Neëcastle United për një shumë rekord prej 130 milionë funtesh, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

Për 25-vjeçarin, “Të Kuqtë” do të paguajnë 125 milionë funte, ndërsa vetë lojtari heq dorë nga një bonus prej 5 milionë funte për të realizuar lëvizjen drejt Anfield.

Isak, i cili ka shënuar 62 gola në 109 paraqitje për Neëcastle, u prezantua me kontratë gjashtëvjeçare pas vizitave mjekësore në Kirkby.

“Ndihem mrekullisht... Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ajo përfaqëson. Pres me padurim të shoh shokët e mi të ekipit dhe tifozët”, u shpreh ai pas prezantimit.

Në një reagim të mëhershëm, suedezi kishte theksuar se “premtimet u thyen” nga Neëcastle dhe se “marrëdhënia nuk mund të vazhdojë”.

“Mendoj se kam shumë për të dhënë. Dua të fitoj gjithçka”, përfundoi sulmuesi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot