Afati kalimtar i verës ka përfunduar dhe Premier League dominon qartë me mbi 3.56 miliardë euro shpenzime, duke thyer rekorde me transferimet më të shtrenjta. Vetëm Liverpool-i ka shpenzuar 489 milionë euro për Alexander Isak (150), Florian Wirtz (125), Hugo Ekitike (95), Milos Kerkez (46,9), Jeremie Frimpong (40) dhe Geovanni Leoni (31).
“Big Six” dhe Newcastle kanë blerë gjithashtu lojtarë të rëndësishëm si Nick Woltemade (85), Benjamin Sesko (76.5), Martin Zubimendi (70), Xavi Simons (65) dhe Joao Pedro (63.7), duke i ngritur shpenzimet mesatare të çdo klubi në 178 milionë euro.
La Liga ka shpenzuar 681 milionë euro, me Dean Huijsen si transferimin më të shtrenjtë (62.5 milionë), ndjekur nga Álvaro Carreras (50), Franco Mastantuono (45), Georges Mikautadze (31), Dávid Hancko (26), Alex Baena (42), Joan García (25) dhe Johnny Cardoso (24). Italia ka shpenzuar 1.19 miliardë euro, me Milanin që bleu Nkunku për 37 milionë (shifra rekord e kësaj vere).
Bundesliga ka shpenzuar 856 milionë euro, ku Luis Díaz u bë transferimi më i shtrenjtë i Bayern Munich (70 milionë). Ligue 1 ka shpenzuar 636 milionë euro, me PSG që bëri blerjen më të shtrenjtë, Ilya Zabarnyi (63).