Ish lojtari i njohur mbetet në burg për përdhunimin e 23-vjeçares shqiptare

- Bota Sot

Ish lojtari i njohur mbetet në burg për përdhunimin e 23-vjeçares shqiptare

Ish-futbollisti brazilian Robinho do të qëndrojë në burg në Brazil, ku po vuan dënimin prej 9 vitesh.

Gjykata Supreme hodhi poshtë apelin për lirimin e tij.

Vendimi u mor me shumicë votash gjatë një seance virtuale.

41-vjeçari ndodhet në burgun e Tremembe, 150 km larg Sao Paulos, që nga marsi 2024.

Ai u dënua për përdhunimin e një vajze shqiptare 23-vjeçare në një klub nate në Milano më 2013, kur luante për kuqezinjtë. Dënimi u konfirmua nga Gjykata e Kasacionit Italian në janar 2022.

Brazili nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të vet, por kur Robinho u kthye në Brazil, gjatë gjyqit në Itali, autoritetet italiane kërkuan që ta vuante dënimin në vendin e tij.

Pasi iu dorëzua autoriteteve braziliane, avokatët apeluan disa herë për lirimin e tij, teksa e ka mohuar gjithmonë fajin, duke e cilësuar dënimin rezultat të “racizmit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot