Gianluigi Donnarumma, portieri i ri i Manchester Cityt

- Bota Sot

Gianluigi Donnarumma, portieri i ri i Manchester Cityt

Manchester City ka përfunduar nënshkrimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain në një marrëveshje me vlerë rreth 35 milionë euro.

Portieri italian nënshkroi një kontratë deri në vitin 2030, me një mundësi zgjatjeje.

Transferimi i Ederson te Fenerbahce, i hapi derën Donnarummas për të kaluar te City dhe për të garuar si numri një i ri i Cityt përkrah James Traffordit.

“Manchester City ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain, në varësi të miratimit ndërkombëtar.

Portieri 26-vjeçar italian ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta shohë atë të qëndrojë në stadiumin Etihad deri në verën e vitit 2030”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Donnarumma do të fitojë rreth 13 milionë euro në vit, me një shifër që mund të rritet në 16 milionë euro në varësi të bonuseve dhe klauzolave ​​të performancës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot