Futbollisti zviceran befason, kështu e sheh ndeshjen me Kosovën

- Bota Sot

Futbollisti zviceran befason, kështu e sheh ndeshjen me Kosovën

Zvicra dhe Kosova do të përballen më 5 shtator në Basel, në ndeshjen hapëse për Kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Ndeshja luhet te premten e 5 shtatorit në stadiumin  "St. Jakob-Park" në Basel (20.45).

Sulmuesi zviceran Cederic Itten, që luan në Fortuna Dusseldorf, ka folur për përballjen me Kosovën.

“Ndeshjet kundër Kosovës nuk janë kurrë të lehta. Ata me siguri do të kenë shumë tifozë në stadium.

Është një kundërshtarë që i njohim shumë lojtarë.

Florent Muslija është një shok skuadre dhe ai më ka thënë se mezi pret ndeshjen dhe se do të vijnë në Basel për fitore”, tha Itteni në konferencë për shtyp.

“Ndeshjet ndaj Kosovës janë gjithmonë speciale.

Ata do të kenë shumë tifozë në stadium. Është një grup shumë i vështirë, por ne duam të kualifikohemi”, tha Itteni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot