Broja, Asllani, Granit Xhaka apo Edon Zhegrova, transferimet e lojtarëve shqiptarë

- Bota Sot

Broja, Asllani, Granit Xhaka apo Edon Zhegrova, transferimet e lojtarëve shqiptarë

Merkato verore ka mbyllur zyrtarisht dyert dhe ka qenë tejet intensive edhe për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.

Emri më i madh padyshim është Edon Zhegrova, i cili nga Lille ka kaluar te Juventusi, në një transferim të madh që e vendos atë në një prej klubeve më të mëdha të botës. Por nuk ka qenë vetëm Zhegrova që ka bërë bujë.

Hap të madh pa dyshim ka bërë edhe Ardon Jashari, i cili kaloi nga Club Brugge te Milani, me insistimin e madh të Igli Tares. Shuma e paguar prej 35 milionë euro, tregon rëndësinë e tij te ky klub.

Në Angli, Armando Broja kaloi te Burnley.

Në Itali, Ardian Ismajli ka lënë Empolin për t’u bashkuar me Torinon, aty ku ka shkuar edhe Kristjan Asllani nga Interi, duke forcuar më tej praninë shqiptare në Serie A.

Mesfushori i talentuar Leon Avdullahu ka kaluar nga Baseli te Hoffenheimi, duke u shpërblyer për paraqitjet e shkëlqyera dhe duke bërë një hap të madh drejt Bundesligës.

Me lëvizje të rëndësishme spikat edhe Arijanet Muric, i cili nga Ipswich Town është transferuar te Sassuolo në Serie A, ndërsa Leart Paqarada ka kaluar nga Kolni te Heidenheimi në Bundesliga.

Florent Muslija është një tjetër emër që ndryshoi ambient, duke kaluar nga Freiburgu te Fortuna Dusseldorfi në Gjermani.

Adrion Pajaziti ka nisur një aventurë të re nga Fulhami për te Hajduku i Splitit, ndërsa Armando Broja pas shumë diskutimeve ka kaluar nga Chelsea te Burnley në Ligën Premier.

Në Angli rikthim të bujshëm ka bërë edhe Granit Xhaka, i cili ka kaluar nga Bayer Leverkusen te Sunderland.

Në ligat evropiane ka pasur lëvizje edhe për shumë futbollistë të tjerë shqiptarë: Baton Zabergja ka kaluar nga Dinamo City te Metalisti, Rey Manaj nga Sivasspori te Sharjah në Emiratet e Bashkuara, Art Smakaj nga Lokomotiva Zagrebi te LASK Linz në Austri, ndërsa Ermal Krasniqi është larguar nga Sparta Praga për te Legia Varshava.

Po ashtu, Indrit Tuci është transferuar nga Sparta Praga te Kayserispori në Turqi, Donat Rrudhani nga Young Boys te Sioni në Zvicër, Alen Sherri nga Cagliari te Frosinone, Qazim Laçi nga Sparta Praga te Rizespori, Arbnor Muja nga Samsunspori te Saint-Truidense në Belgjikë, dhe Leard Sadriu nga Mura për te Argers.

Ky afat kalimtar ka treguar se lojtarët shqiptarë jo vetëm që po depërtojnë në ligat elitare të Evropës, por edhe po rrisin vlerën e tyre duke zgjedhur destinacione ku mund të zhvillohen edhe më shumë. Për shumë prej tyre ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në karrierë.

Transferimet e lojtarëve shqiptarë

Edon Zhegrova – Lille – Juventus 

Armando Broja – Chelsea – Burnley

Arijanet Muric – Ipswish Town – Sassuolo 

Ardon Jashari – Club Brugge – Milan

Leart Paqarada – Koln – Heidenheim 

Leon Avdullahu – Basel – Hoffenheim 

Florent Muslija – Freiburg – Fortuna Dusseldorf 

Granit Xhaka – Bayer Leverkusen – Sunderland

Ardian Ismajli – Empoli – Torino 

Kristjan Asllani – Inter – Torino 

Adrion Pajaziti – Fulham – Hajduk Split 

Baton Zabergja – Dinamo City – Metalist

Ron Raçi – Prishtina – Hajduk Split

Rey Manaj – Sivasspor – Sharjah

Art Smakaj – Lokomotiva Zagreb – LASK Linz

Ermal Krasniqi – Sparta Pragë – Legia Varshavë

Donat Rrudhani – Young Boys Bern – Sion

Alen Sherri – Cagliari – Frosinone

Dion Gallapeni – Prishtina – Widzew Lotz

Qazim Laçi – Sparta Prage – Rizespor

Arbnor Muja – Samsunspor – Saint-Truidense

Leard Sadriu – Mura – Argers



Lexoni të gjitha në Bota Sot