Maresca: Garnacho blerje e goditur

- Bota Sot

Maresca: Garnacho blerje e goditur

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, pasi kanë përfunduar tri javët e para të Premier League ka bërë një vlerësim të skuadrës. Sidomos edhe pas blerjeve të fundit, ku spikat ardhja e Alejandro Garnacho nga Manchester United.

“Ai tashmë është këtu. Është e qartë se pozicioni i tij natyror është si sulmues krahu dhe e shoh atje. Një lojtar i rëndësishëm, një blerje e goditur e klubit, që shpresoj të na ndihmojë shumë”, deklaroi Enzo Maresca.

Në lidhje me largimin e Christopher Nkunku te Milan, trajneri italian komentoi: “Christo është një profesionist i jashtëzakonshëm, por problemi është se Cole është në pozicionin e tij, kështu që është e vështirë për atë të gjente hapësira“.

“Për sa i përket Palmer, ai do të vlerësohet ditë pas dite. Shpresoj që këto dy javë pushim do t’i japin kohën e mjaftueshme për të rikuperuar. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Enzo Maresca.



Lexoni të gjitha në Bota Sot