Napoli ka mbyllur merkaton e verës me dy blerje të rëndësishme: Rasmus Hojlund dhe Eljif Elmas.
I pari rikthehet në Serie A pas eksperiencës me Atalanta dy vite më parë, ndërsa i dyti ka luajtur edhe më parë me kampionët e Italisë.
Dy afrime që rritin ndjeshëm potencialin e skuadrës së trajnerit Antonio Conte, që këtë sezon luan në tri fronte:
Kampionat, Kupë dhe Champions League. “Mendoj se kemi bërë një merkato të mirë këtë verë”, tha presidenti Aurelio de Laurentiis.
“Jo vetëm me blerjet e fundit por edhe me afrimet e kryera më herët.
Do të jetë një sezon më i vështirë, ndaj duhet një ekip më kompetitiv. Pres që skuadra ta nderojë këtë fanellë, në Itali dhe Europë”, tha presidenti i Napoli.