Teuta nuk humbet kohë, nis misioni anti-Dinamo. Takimi i javës së parë, Teuta-Dinamo. ishte parashikuar të zhvillohej të shtunën e 24 gushtit duke nisur nga ora 20:00. Disa ditë para u njoftua se kjo ndeshje do të luhej në një datë tjetër, pasi FSHF vendosi shtyrjen e saj për më 5 shtator.
Tashmë blutë do të vazhdojnë sipas programit për ndeshjen e radhës, që është pikërisht me Dinamon në Durrës. “Djemtë e detit” kanë niur punën sipas programit, ndonëse në kampin dinamovit kërkohet një tjetër shtyrje e ndeshjes, me pretekstin se kanë dy lojtarë të thirrur nga kombëtaret. Java ka nisur mirë për durrsakët lidhur me gjendjen në infermieri.
Përveç Jazxhi, i cili ka probleme, pjesa tjetër është “OK”. Teuta do të luajë në fundjavë me Dinamon, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për synimet që kanë durrsakët për të qenë një ekip pretendent.