Pedri: Skuadra para të gjithëve

- Bota Sot

Pedri: Skuadra para të gjithëve

Pedri González, një nga 6 lojtarët e Barcelonës, të grumbulluar me kombëtaren spanjolle, mbështeti kritikat e trajnerit Hansi Flick pas barazimit në Vallecas: “Egot e vrasin suksesin. Sezonin e kaluar të gjithë mendonim njësoj, luanim për skuadrën dhe ky ishte çelësi”.

Pedri foli gjithashtu për portierin e ri Joan García: “Është i jashtëzakonshëm, i shpejtë dhe na ndihmon shumë. Një top-portier”. Për momentin personal, Pedri shtoi: “Jam shumë mirë, si sezonin e kaluar.

Ndihem më rehat si mesfushor qendre, por trajneri më kërkon si mesfushor-sulmues dhe unë përpiqem ta bëj më të mirën”.

Ai synon të luftojë për çdo trofe dhe shprehu dëshirën të kthehet sa më shpejt në “Camp Nou”. Për VAR-in në ndeshjen Rayo-Barça, nënvizoi: “Duhet përmirësuar. Nëse e fillon pa VAR, le të përfundojë krejt ndeshja pa të”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot