KF Shkëndija ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e mirënjohur, Egzon Belica.
Strugani pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore te skuadra tetovare, firmosi kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër, gjithnjë nëse palët mbesin të kënaqura.
Për Egzon Belicën do të jetë kjo hera e dytë në karrierën që do të veshë fanellën e Shkëndijës, pasi i njëjti kishte qenë pjesë e “kuqezinjëve” edhe në vitin 2013-të, edhe atë si një nga afrimet e para prej hyrjes së kompanisë Ecolog në klub.
Më vonëm Belica do të luante kryesisht janë vendit, edhe atë me skuadra si Inter Turku-Finlandë, Riga-Letoni, derisa doli kampion me Partizanin e Tiranës në Shqipëri dhe fitues i Kupës së Kosovës me Prishtinën.
Te kuqezinjtë vjen pasi ishte kapiten i Rabotniçkit të Shkupit dy sezonet e fundit.
Kujtojmë, në vendin tonë Belica kishte luajtur edhe me Ohrid Lihnidos, ndërsa gjithashtu në Shqipëri kishte luajtur edhe me Besën e Kavajës.