La Shqipërinë për t’u kthyer te Kosova, mesfushori firmos me klubin Rio Ave

- Bota Sot

La Shqipërinë për t’u kthyer te Kosova, mesfushori firmos me klubin Rio Ave

Lorent Talla do e vazhdojë karrierën e tij te Rio Ave.

Klubi portugez e ka transferuar, pasi 20-vjeçari përfundoi bashkëpunimin me QPR.

Talla është i njohur në Shqipëri, për ndryshimin e kombëtares te nivelet  e moshave.

Fillimisht ishte pjesë e Kosovës, më pas vendosi të kalonte te Shqipëria U-19.

Këtë vit u rikthye me Kosovën ku numëron paraqitje me ekipin U-21.

Mesfushori i talentuar ka luajtur edhe dy ndeshje me ekipin e parë të QPR.

Rio Ave vijon të jetë aktiv në afatin kalimtar.

Pjesë e tij janë disa futbollistë shqiptarë si Anxhelo Sina, Andrea Ndoji dhe Marius Vrushaj.

Dy emrat e fundit kanë vendosur të përfaqësojnë Greqinë dhe jo Shqipërinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot