Simeone përjeton startin më të keq në histori me Atletico

- Bota Sot

Simeone përjeton startin më të keq në histori me Atletico

Vetëm dy pikë në tri javët e para të La Liga (dy barazime dhe një humbje) janë një start shumë i keq për skuadrën e Atletico Madrid. Ekipi i drejtuar nga trajneri Diego Simeone renditet në vendin e 16-të, shumë larg kreut dhe që tani ka humbur disi terren karshi rivalëve.

Trajneri argjentinas po përjeton fillimin më të keq të sezonit që kur mori drejtimin e “colchoneros”. “Na mungon një gol që mund të thyejë situatën dhe t’i lejojë ekipit të rritet nga rastet që krijuam. Kemi vetëm dy pikë, por kam besim te lojtarët që kanë mbërritur. Me punë, do të fillojmë të mbledhim pikë“, tha Simeone.

Simeone përsëriti nevojën për të ruajtur ekuilibrin: “Ekipi është gjithmonë i pari, pastaj vijnë pikët. Është shumë e vështirë të fitosh kur luan keq. Ndonjëherë mund të ndodhë, por jo gjithmonë. Na duhen më shumë gjuajtje, më shumë qëndrueshmëri. Kemi lojtarët për ta bërë këtë; duhet kohë dhe durim“.

“Diferenca me ata që kryesojnë ka rëndësi, por nëse mendoj vetëm për këtë, harroj punën. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe në sulm, duke krijuar më shumë raste. Djemtë po punojnë mirë, duhet të vazhdojmë kështu dhe të presim ata që janë të rëndësishëm për ne. Me besim dhe vetëbesim, rezultatet do të vijnë”, tha Simeone.



Lexoni të gjitha në Bota Sot