Skuadra spanjolle nuk heq dorë nga Hakim Ziyech!

- Bota Sot

Skuadra spanjolle nuk heq dorë nga Hakim Ziyech!

Skuadra spanjolle nuk heq dorë nga Hakim Ziyech!

Skuadra spanjolle e Elches ka mbyllur merkaton me 13 transferime, duke përfshirë Adria Pedrosan dhe Hector Fort, por klubi spanjoll nuk e ka hedhur ende poshtë mundësinë e transferimit të Hakim Ziyechut.

Mesfushori maroken, ish-lojtar i Ajaxit dhe Chelseat, është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Al-Duhail në Katar, dhe mund të firmosë jashtë afatit të merkatos.

Elche ka tentuar transferimin e tij javën e kaluar, por pengesa kryesore mbetet paga e lartë dhe disa dyshime rreth performancës së tij të fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot