Rose drejt Bayerit

- Bota Sot

Rose drejt Bayerit

Skaj Gjermani raporton se Marko Rose është kandidat për të zëvëndësuar Erik ten Hag si trajner i Bayer Leverkusen. Më herët sot, ten Hag u shkarkua nga detyra e trajnerit pas një nisjeje të dobët. Tani ka nisur kërkimi për një trajner të ri për Leverkusenin.

Thuhet se Leverkusen ka shfaqur interes që Rose të bëhet trajner. Megjithatë, nuk dihet nëse Rose ka treguar ndonjë interes për tu bërë trajneri i ri i Leverkusen. Rose është pa punë që nga shkarkimi i tij nga Lajpcig këtë vit.

Ai gjithashtu ka drejtuar Dortmundin dhe Borusia Mynçengladbah.

Emra të tjerë që janë përmendur janë trajneri i mëparshëm i Dortmund, Edin Terziç. Raportohet se janë zhvilluar bisedime për mundësinë që Terziç të zëvendësojë ten Hag.

Gjithashtu janë zhvilluar bisedime me trajnerin e mëparshëm të Barcelonës, Xavi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot