Kombëtarja e Kosovës po bëhet gjithnjë e më fortë me ardhjet e reja.
Media boshnjake “Sportsport” e lakmon Kosovën me mënyrën si po përforcohet me djemtë e saj.
“Ekipi kombëtar i futbollit të Kosovës po bëhet më i fortë, pasi Federata e Futbollit prezantoi dy lojtarë të rinj dhe të talentuar që mund të jenë një përforcim shtesë për të ardhmen.
Vit pas viti, Kosova po bëhet më e fortë, ndërsa gjithnjë e më shumë "të huaj" kthehen në shtëpi dhe vendosin të luajnë për vendin e paraardhësve të tyre.
Tani, ish-lojtarët e kombëtares së të rinjve të Zvicrës dhe Kroacisë, Leon Avdullahu përkatësisht Veldin Hoxha, e kanë bërë këtë. Të dy thanë se janë krenarë që mbrojnë ngjyrat e Kosovës dhe se janë gati të lënë zemrat e tyre në fushë për Dardanët”, shkruan mes të tjera media boshnjake.