Jamie Vardy është prezantuar te Kremoneze, duke konfirmuar surprizën e kësaj merkato vere.
Klubi italian është një ndër më modestët në Seria A, megjithëse e ka nisur mjaft mirë këtë sezon.
Pas tre javësh të luajtura numëron 6 pikë. Fitoret erdhën fillimisht ndaj Milanit dhe së fundmi Sasuolos.
Vetë Vardy e ka eksperiencën e parë në Itali. 38-vjeçari u largua nga Anglia si legjendë e Leicesterit.
Me këto të fundit qëndronte për 13 vite.
Gjatë kësaj kohe fitoi edhe titullin kampion.