FSHF publikon listën me 20 lojtarët e ftuar nga trajneri Tafaj

- Bota Sot

FSHF publikon listën me 20 lojtarët e ftuar nga trajneri Tafaj

Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në një turne në Varshavë. “Syrenka Cup” zhvillohet nga data 4 deri më 9 shtator, ndërsa FSHF ka publikuar listën me 20 lojtarët e ftuar nga trajneri Fatjon Tafaj.

Nga lista në fjalë, 13 prej tyre janë nga jashtë Shqipërisë dhe 7 i përkasin Partizanit. Sfidat do të jenë kundër Polonisë, Norvegjisë dhe Rumanisë.

Njoftimi i FSHF-së:

Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin zyrtar në kuadër të pjesëmarrjes në turneun “Syrenka Cup”, që do të zhvillohet në Varshavë nga 4 deri më 9 shtator.

Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 20 futbollistë për këtë turne, ku 13 prej tyre aktivizohen në kampionate jashtë vendit, ndërsa 7 të tjerë luajnë në kampionatin shqiptar.

Kuqezinjtë e vegjël do të përballen fillimisht me Poloninë, më 4 shtator në orën 16:00. Sfida e dytë është programuar më 6 shtator ndaj Norvegjisë në orën 13:00, ndërsa më 9 shtator, në orën 11:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të turneut kundër Rumanisë.

“Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa. Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, “Estoni 2026”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot