Ederson: Ishte bukur sa zgjati

- Bota Sot

Ederson: Ishte bukur sa zgjati

Pas tete vitesh te Manchester City, portieri Ederson largohet drejt Fenerbaces.

Qytetarët kanë gjetur zëvendësuesin e tij dhe mediet e huaja shkruajnë se bëhet fjale për ish portierin e PSG, Donaruman.

Manchester City ka konfirmuar largimin e portierit Ederson, i cili i është bashkuar Fenerbahçes për shumën prej 14 milionë eurosh.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi shkroi: “Faleminderit, Ederson!”.

32-vjeçari largohet nga “qytetarët” pas tetë viteve të suksesshme, periudhë që ai e konsideroi si më të veçantën e jetës së tij.

Ederson: "Largohem nga Manchester City jashtëzakonisht krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe i nderuar që kam veshur këtë fanellë kaq shumë herë. Nën drejtimin e Pep, kemi fituar, kemi dominuar Premier League dhe kemi pushtuar Evropën. Ka qenë e mrekullueshme.

Falënderoj shokët e skuadrës për dëshirën për të fituar çdo ndeshje dhe tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi, edhe pse larg vendit tim."

Megjithëse largohet nga City, braziliani theksoi se do të mbetet përjetë tifoz i klubit.

Ederson: "Të luaja për Cityn ka qenë periudha më e veçantë e jetës sime.

Do të iki me gruan dhe fëmijët e mi, por këtu po lë një familje të madhe – Cityzens. Dikur Blu, gjithmonë Blu."

Ederson iu bashkua Manchester City-t në vitin 2017 nga Benfica dhe gjatë karrierës së tij bëri 372 paraqitje, duke fituar 18 trofe. Ai mbetet një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e klubit.

Ndërkohë, drejtuesit e Cityt së bashku me Pep Guardiolën kanë gjetur pasuesin e tij: ish-portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma. Mediat e huaja raportojnë se marrëveshja është arritur dhe pritet të bëhet zyrtare së shpejti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot