Sulmuesi i Kombëtares firmos me Partizanin (DETAJET)

- Bota Sot

Sulmuesi i Kombëtares firmos me Partizanin (DETAJET)

Rrok Toma do të jetë futbollisti më i ri i Partizanit.

““Demat” kanë firmosur me sulmuesin e Kombëtares U-21, i cili do të veshë fanellën e të kuqve.

Palët mes tyre janë dakortësuar për një kontratë 3-vjeçare dhe sulmuesi ka firmosur.

Ndërkohë mungon vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi, pasi siç dihet aktualisht Toma është i angazhuar me Kombëtaren U-21.

Ish-i i Teutës ka mbyllur aventurën e tij me UC AlbinoLeffe në Itali. Ky transferim nga ana Partizanit është bërë pa asnjë lek të paguar, ndërsa skuadra Italiane ka mbajtur afërsisht 30% të kartonit të lojtarit. Kjo do të thotë që nëse në të ardhmen Partizani do ta rishesë lojtarin, atëherë do të përfitojë edhe UC AlbinoLeffe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot