Ochoa dhe historia më e çuditshme

- Bota Sot

Ochoa dhe historia më e çuditshme

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me Burgos në “Segunda División”.

Kontrata ishte gati, kushtet të pranuara, vizitat mjekësore të kaluara. Por në momentin e fundit, Ochoa kërkoi pak kohë, u arsyetua se do të dilte për të pirë një kafe dhe… nuk u kthye më.

Telefoni i tij u fik dhe tratativa ra poshtë në mënyrë befasuese.

Sipas mediave spanjolle, shkak u bë një detaj i kontratës, që portieri nuk e pëlqeu, por pas vendimit qëndronte edhe ideja se Burgos nuk ishte klubi i duhur për ta mbajtur në formë për Botërorin 2026, që do të ishte i gjashti në karrierë.

Zhdukja e tij ka habitur opinionin publik dhe drejtuesit e Burgos, të cilët u detyruan të gjenin zëvendës në moment të fundit, duke firmosur me Jesús Ruiz. Historia e Ochoa mbetet një nga episodet më të pazakonta dhe befasuese të merkatos spanjolle.



Lexoni të gjitha në Bota Sot