Agim Ademi i gëzohet stadiumit me 6,583 ulëse

- Bota Sot

Agim Ademi i gëzohet stadiumit me 6,583 ulëse

Suhareka së shpejti do të ketë një stadium modern dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Një stadium modern me 6,583 ulëse dhe kjo e gëzon shumë edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Sot, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ministrin në detyrë të Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e vendosëm gurthemelin e stadiumit të ri në Suharekë.

Ky projekt madhor, i shpalosur nga drejtori i sportit në MKRS, Ibër Alaj, parashikon një stadium modern me 6,583 ulëse, sipas standardeve të kategorisë 2+, i cili do të përfundojë brenda 750 ditësh nga dita e sotme.

Ky pa dyshim është një moment historik për sportin dhe gjithë qytetarët e Suharekës. 
Urime FC Ballkanit, FC Suharekës, si dhe të gjitha klubeve të futbollit për meshkuj dhe femra të kësaj komune. 

Ky stadium do të jetë një qendër e re e futbollit, por edhe e krenarisë për gjeneratat e ardhshme!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij na facebook.



Lexoni të gjitha në Bota Sot