Shkëndija e Haraçinës sot në ndeshjen kundër Sasa-s prezanton mbrojtësin Arsim Lamallari!

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës sot në ndeshjen kundër Sasa-s prezanton mbrojtësin Arsim Lamallari!

Arsim Lamallari mëngjesin e sotëm ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Shkëndijës së Haraçinës, skuadër kjo që mjaft mirë e nisi sezonin e ri në Ligën e Dytë.

Pikërisht, kjo ka bërë që ambiciet e klubit nga Haraçina të rriten edhe më shumë, duke kërkuar që në rradhët e tyre të sjellin elemente cilësore.

Pa dyshim se Arsimi është një element shumë cilësorë që do i shtohet skuadrës, pasi vetë eksperienca e tij flet shumë. 60 ndeshje në Ligën e Parë dhe shumë të tjera edhe si pjesë e Ligës së Dytë, janë një tregues i mirë për cilësitë e këtij mbrojtësi, që pritet të sjellë siguri në vijën e fundit te Shkëndija e Haraçinës.

Lamallari sot ka udhëtuar drejt Kumanovës, aty ku në stadiumin e Bashkimit, klubi i tij i ri tashmë, Shkëndija e Haraçinës, do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë të Kupës kundër Sasa-s nga Kamenica.

Mbrojtësi shkupjan do të jetë prezent në stadium, aty ku edhe pritet që të prezantohet para tifozëve “kuqezi”.

Kujtojmë, një gjë të tillë, neve si infosport.mk, e kishim bërë publike për lexuesit tanë që me datë 13 gusht, duke njoftuar njëkohësisht se për shërbimet e Lamallarit, njëkohësisht interesoheshin edhe dy skuadra nga Liga e Parë, por gjithashtu edhe nga Kosova.

Ndryshe, drejtuesit e KF Arsimit ishin ata që me muaj të tërë ishin në bisedime me Lamallarin, ndërsa së fundmi në skenë nga ekipet vendore, kishte dalë edhe AP Brera. Megjithatë, edhe përkundër këtij interesimi, Lamallari vendosi ti bashkohet Shkëndijës së Haraçinës, me shpresë se në fund do i arrijnë objekivat e përbashkëta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot