Përforcohet Struga Trim Lum

- Bota Sot

Përforcohet Struga Trim Lum

Struga Trim Lum ka arritur marrëveshje me portierin 22-vjeçar, Ivan Nikolloski.

“Portieri 22-vjeçar, Ivan Nikolloski, është emri më i ri në radhët e skuadrës tonë. I njëjti te Struga Trim Lum vjen si agjent i lirë, derisa së fundmi mbronte ngjyrat e Pobedës së Prilepit, skuadrës nga qyteti i tij i lindjes.

\Ivani, është një portier me mjaft perspektiv, teksa i njëjti kishte provuar veten për pak kohë edhe në Shqipëri.

Ai rrjedhë nga një familje sportive, derisa babai i tij, Jane Nikolloski, për vite të tëra mbronte ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa gjithashtu kishte fituar edhe shumë tituj me ish skuadrën e Slloga Jugomagnat.

Ivani, ka provuar veten në më shumë skuadra vendore, përfshirë këtu edhe skuadra nga Liga e Parë.

Ivan Nikolloski u prezantua nga Drejtori Sportiv, Besart Isaku, ndërsa me të njëjtin kemi arritur një marrëveshje dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”, - njofton FC Struga Trim Lum.



Lexoni të gjitha në Bota Sot