Altin Kryeziu është futbollisti më i ri i Egnatias.
Mesfushori 23-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Laçin, për të nisur një të re me kampionët e Superiores.
Me rrogozhinasit, Kryeziu ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Ai ka një të shkuar të pasur, pasi ka luajtur në Serie A me Torinon. Gjithashtu është aktivizuar për Kranj, SPAL, Virton, Tabor Sezan dhe Maribor.