Në ligat kryesore, afati i fundit i merkatos verore ishte dita e djeshme, në Turqi merkato mbyllet më 12 shtator.
Kampioni i Turqisë, Galatasaray, ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe po planifikon të bëjë edhe 3 goditje të tjera.
Ditën e sotme klubi turk prezantoi Ilkay Gundogan, i cili iu bashkohet emrave të tjerë të njohur që janë transferuar në Stamboll këtë verë si Victor Osimhen dhe Leroy Sane.
“Les Violets” raporton se Galatasaray ka rënë dakord me Toulouse për transferimin e portierit të ri Guillaume Restes, i cili shihet si një element i mirë për të ardhmen.
Megjithatë, objektivi kryesor për portën është Diogo Costa i Portës. Oferta e parë 20 milionë euro u refuzua nga klubi portugez, këto ditë pritet një ofertë e përmirësuar nga Galatasaray.
Ndërsa goditja e tretë e klubit nga Stambolli do jetë Ademola Lookman, një nga personazhet kryesore të merkatos që sapo u mbyllë. Ende nuk dihet formula e transferimit, nëse do jetë shitje direkte apo huazim me të drejtë apo detyrim blerje, por Galatasaray është ekipi i vetëm ku mund të transferohet tani sulmuesi nigerian, pasi me Atalantën nuk ka pajtim dhe e ka mbyllur përfundimisht.