Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

- Bota Sot

Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

Emilio Fede, një nga figurat më të njohura të gazetarisë dhe televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, Sveva, për gazetën “Corriere della Sera”.

Fede ndërroi jetë ditën e martë, pas një përkeqësimi të ndjeshëm të gjendjes shëndetësore. Ai ishte i shtruar prej kohësh në qendrën e kujdesit “San Felice” në Segrate, pranë Milanos.

Emilio Fede nisi karrierën e tij si gazetar lufte në RAI në vitet ’60 dhe më pas u bë drejtor i edicionit informativ TG1. Në vitet ’90, iu bashkua grupit mediatik të Silvio Berlusconit, Fininvest, ku për 20 vite drejtoi TG4. Me stilin e tij emocional dhe editorialet e forta, ai u bë një figurë e diskutuar, por shumë e ndjekur në ekran.

Gjatë viteve të fundit, ai u përball edhe me humbjen e bashkëshortes së tij, Diana De Feo, gazetare dhe më pas deputete e Forza Italia humbje që Fede e quajti “dhimbja më e madhe” e jetës së tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot