Kryeministri Albin Kurti telefonon Zhegrovënt

- Bota Sot

Kryeministri Albin Kurti telefonon Zhegrovënt

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të madh në gjigantin italian, Juventus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Kurti njoftoi se ka biseduar me videolidhje me yllin nga Kosova, Edon Zhegrova.

“Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus.

Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni.

Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të.

Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!”, shkroi Kurti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot