Po përjeton moment të “artë” në Kroaci

- Bota Sot

Po përjeton moment të “artë” në Kroaci

Kampionati në Kroaci ka mbyllur javën e 5-të, ku është përcaktuar edhe formacioni i javës.

Në këtë 11-she nuk kishte se si të mungonte lojtari i momentit te Hajduk Split, shqiptari Adrion Pajaziti.

Mesfushori 22-vjeçar dha një kontribut të rëndësishëm në barazimin mes Hajduk dhe Rijeka, 2-2, teksa ekipi i tij kryeson në Kroaci sëbashku me Dinamo Zagreb, 13 pikë.

Ky është një tregues pozitiv për Kombëtaren dhe “këmban alarmi” për trajneri Sylvinho.

Taashmë i takon “timonierit” brazilian për të marrë vendimin nëse do i besojë nga minuta e para Pajazitit në dy ndeshjet e shtatorit, konkretisht kundër Gjibratar në datën 4 dhe 5 ditë me vonë me Letoninë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot