Një aksident tragjik rrugor ndodhi të hënën në mbrëmje midis Feulen dhe Heiderscheid, i cili mori jetën e pesë personave, tre prej të cilëve ishin kosovarë.
Administrata e Transportit Publik ka konfirmuar për L’essentiel se një nga automjetet e përfshira ishte “një furgon nga një kompani që operonte për shërbimin Adopto”.
Sipas RTL, dy viktimat në këtë automjet ishin shoferi dhe një përfitues i këtij shërbimi transporti të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara.
L’essentiel tutje raporton se të rinjtë kosovarë, Edoniku, Uka dhe Ujkani, ishin banorë të Wiltz, dhe se ata filluan shkollimin në shkollën fillore Wiltz përpara se të vazhdonin në Lycee du Nord.
“Ujkani po përgatitej të fillonte vitin e fundit të shkollës së mesme atje, ndërsa Edoniku po mendonte për arsim të lartë”, raporton L’essentiel.