Nicolas Jackson u prezantua te Bayern Munich: “Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e këtij klubi të madh.
Bayerni është një nga klubet më të mëdhenj në botë.
Të gjithë i njohin emrat e legjendave që kanë luajtur këtu, e dinë se ky klub është sinonim i sukseseve të mëdha. Kam objektiva dhe ëndrra të mëdha këtu, do të jap gjithçka për ta ndihmuar Bayernin të fitojë tituj të tjerë”.
Jackson mbërriti me formulën e huazimit për 16.5 milionë euro, me të drejtën e blerjes për 65 milionë euro, që mund të bëhet e detyrueshme.
Ai u bleu nga Chelsea më 2023 (nga Villarreal), teksa në dy sezone me blutë e Londrës regjistroi 80 paraqitje dhe 30 gola, përfshirë golin në finalen e “Conference League” ndaj Betis.