Një rast i kanosjes me jetë në veri të Mitrovicës, ku shënjestër ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Gazeta Sinjali mësoi se në rrugën “Vasilije Ostrovski” është gjetur një grafit i shkruar në gjuhën serbe me shkronja cirilike, i cili në shqip përkthehet: “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.
Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se lidhur me rastin s’ka të dyshuar e as të arrestuar.
“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicë të Veriut, në mur është shkruar një shkrim adresuar kryeministrit Albin Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti është inicuar si “Kanosje”. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram.”, thuhet në përgjigjen e Elshanit.