Klubi i Marash Kumbullës merr vendimin drastik

- Bota Sot

Klubi i Marash Kumbullës merr vendimin drastik

Klubi i Majorkës është përballur me një situatë të paprecedentë.

Kapiteni Dani Rodrigez, pas ndeshjes me Realin ku nuk mori asnjë minutë, ka akuzuar klubin për meritokracinë.

Majorka nuk e ka toleruar aspak për këtë rast. 37-vjeçari është pezulluar, pa të drejtë rroge dhe po ashtu i është hequr shiriti i kapitenit.

“Majorka njofton se lojtari Dani Rodrigez është pezulluar nga puna dhe paga. Për më tepër, klubi ia ka hequr lojtarit shiritin e kapitenit me efekt të menjëhershëm”, shkruhet në njoftimin e Majorkës.

Mesfushori është pjesë e Majorkës nga viti 2018. Kujtojmë se me këto të fundit po luan edhe Marash Kumbulla në këtë edicion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot