Interi nuk përmbushi kërkesat financiare

- Bota Sot

Interi nuk përmbushi kërkesat financiare

Ademola Lukman nuk do të largohet nga Atalanta.

Kështu hidhen poshtë opsionet e Turqisë apo Arabisë Saudite.

27-vjeçari ishte pranë kalimit të Interit, por zikaltrit nuk i përmbushën kërkesat financiare.

Atalanta kërkonte të paktën 50 milionë euro, për të gjetur më pas një zëvendësues të denjë. Interi nuk shkoi më tepër se 42 milionë euro.

Gallatasaraj tregoi së fundmi interes për të, por nuk do të ketë një shitje. Atalanta ka vuajtur pa Lukman në fushë. Dhe rikthimi i tij këtë muaj pritet të ketë ndikim jo të vogël.

Kontrata e vlefshme edhe për dy vite bën që i gjithë fokusi i nigerianit të jetë te klubi i Seria A. Tashmë mbetet për t’u parë çfarë do prodhojë ky sezon për sulmuesin e lindur në Londër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot