Hoeness: Në Champions jemi si Hoffenheim-i

- Bota Sot

Hoeness: Në Champions jemi si Hoffenheim-i

Numri një Bayern-it të Mynihut ka qenë mbrëmjen e kaluar pjesë e një eventi të organizuar nga Federata Gjermane e Futbollit, e cila e nderoi me një çmim “për arritjet e mëdha në futbollin profesiosnit gjerman”.

“Bundesliga duhet të jetë shembull për të gjitha ligat e tjera në Europë. Ne duhet që të vendosim një standard dhe të mos biem pre e asaj që po ndodh në këto kohë kur shifra të konsiderueshme si 30, 40 apo 50 milionë euro shpenzohen për lojtarë mesatarë. Ne nuk duhet që ta pranojmë këtë.

Mendoj se Federata Gjermane e Futbollit duhet që të bëjë gjithçka që klubet gjermane të mos tundohen nga paratë e fondeve amerikave apo të kompanive Arabe”, tha presidenti i nderit i Bayern-it.

Sa i përket klubit që drejton prej vitesh, 73-vjeçari pranoi se në këtë aspekt ka vuajtur shumë. Shifrat e mëdha të shpenzuara nga skuadrat e Premier League kanë bërë që Bayern të mos shikohet më si favorit në Champions. “Ashtu si të gjithë të tjerët mezi po pres të startojë Champions-i pasi ne nuk do të konsiderohemi më si favorit. Do të jemi si Hoffenheimi në Bundesligë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë shans”, tha Uli Hoeness..



Lexoni të gjitha në Bota Sot