Cristian Shpendi për herë të parë është grumbulluar nga Kombëtarja A dhe do të jetë nën urdhrat e Sylvinhos për duelet me Gjibraltarin dhe Letoninë.
Paraqitjet fantastike të tij në Itali me Cesenan, kanë fituar besimin e brazilianit, i cili tashmë do të ketë një “armë” më shumë në këto 2 sfida.
Talenti kuqezi ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në Malaga, teksa FSHf paraditen e sotme e prezantoi nëpërmjet një videoje në “Insta – Story”.
Federata i uronte mirë se ardhjen dhe tashmë këtë video e ka ripostuar edhe vetë futbollisti. Shpendi nuk ka preferuar të shkruas asjgë, teksa është mjaftuar vetëm me postimin e videos.
Kujtojmë se Kombëtarja ditën e nesërme do të luajë ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, ndërsa të martën do të presë në “Air Albania” skuadrën e Letoninë, duel ky i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.