Manuel Akanji, mbrojtësi më i ri i Interit ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Akanji fillimisht dha një koment për largimin e Leon Avdullahut te Kosova.
“Është vendim i tij. Mendoj se kemi ekip të mirë këtu. Nëse ai dëshiron të luajë për Kosovë, duhet të luajë për ta. Nuk mund të them shumë për këtë”.
Ndërkohë për ekipin e Kosovës ai u shpreh:
“Nuk patëm një fushatë të mirë në kualifikimet për Europian kundër tyre.
Të premtën synojnë ta fitojmë ndeshjen dhe besojmë se mundemi.
Por, nuk është një kundërshtar i lehtë. Janë shumë të fortë dhe luajnë në mënyrë agresive.
Por ne duhet të jemi gati. E dimë që gjithçka fillon të premtën”, u shpreh Akanji
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet të premten në ora 20:45 në Basel.