Marciniak do të gjykojë në ndeshjen Zvicër-Kosovë

- Bota Sot

Marciniak do të gjykojë në ndeshjen Zvicër-Kosovë

UEFA ka zbuluar gjyqtarët për ndeshjen mes Kombëtares së Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari kryesor për këtë ndeshje, i shoqëruar nga homologët e tij:

Tomasz Listkiewicz, Adam Kupski (asistent), Pawel Raczkowski (gjyqtar i katërt) dhe Tomasz Kwiatkowski (VAR).

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet të premtën në ora 20:45 në Basel.



Lexoni të gjitha në Bota Sot